Kreu i AKR-së Behgjet Pacolli ka bërë të ditur se kësaj partie i janë bashkuar disa figura të reja.
Përmes një postimi në Facebook, Pacolli tha se AKR-së sot ju bashkuan pjesëtarët e familjes Jashari nga Prekazi.
“Gjithmonë kënaqësi të jem në mesin e njërëzve që luftuan për lirinë e Kosovës. AKR-së sot ju bashkuan pjesëtarët e familjes Jashari nga Prekazi (të afërt të komandantit legjendar Adem Jashari).Bëhet fjalë për Avokatin e mirënjohur Z. Hasan Jashari, vëllain e tij Z. Dibran Jashari, udhëheqës i zyrës së punësimit në Skenderaj si dhe 15 veta tjerë, anëtar të familjeve të tyre. Me këtë rast të gjithë u pajisen me kartelat partiake të AKR-së. Me Aleancën Kosova e Re do ti japim vlerë lirisë!” ka shkruar ai.

Orbani heq dorë nga ulësja e deputetit pas humbjes masive në...
KEK: Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”
Tiranë: Alarm për bombë në një qendër tregtare
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...