Stafi mbështetës i Prokurorisë Speciale ka pezulluar përkohësisht grevën e përgjithshme, pas takimit që grevistët kanë pasur me kryeprokurorin e Prokurorisë speciale, zëvendësprokurorin si dhe drejtorin e Sekretariatit të këshillit Prokurorial të Kosovës, të cilët kanë premtuar se do të bëjnë çmos për realizimin e kërkesave të tyre.
“Ju njoftojmë se pas takimit që kemi pasur me Drejtorin e Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Lavdim Krasniqi dhe zv/kryeprokurorin e PSRK-së, Haki Gecaj, Këshilli grevist i stafit mbështetës të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ka marrë vendim për pezullimin e grevës në një afat të pacaktuar”, thuhet në njoftim.
Kërkesat e grevistëve janë kthimi i shtesës në mënyrë retroaktive nga 1 janari i këtij viti, garantimi i kësaj shtese si shtesë e përhershme duke rregulluar një herë e përgjithmonë këtë çështje, pa marrë parasysh ngritjen apo mos ngritjen e pagave të prokurorëve.
Pacolli: Kompleksi Memorial “Adem Jashari” po jetësohet, gat...
Gjersa u del në krah kriminelëve të dëbuar nga Mali i Zi, Vu...
Protesta për Zvërnecin hyn në ditën e pestë,qytetarët vijojn...
Vendos Komuna e Prishtinës, zgjerohet linja 15
Kusari-Lila: Fuqizimi ekonomik i grave është investim në zhv...
Garda Revolucionare kërkon tërheqjen e Izraelit nga Libani j...