Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se pezullimi i pagave të mësimdhënësve grevistë, është akt i shëmtuar politik.
“Gjëja e fundit që familjet e mësimdhënësve e zyrtarëve publikë kanë nevojë sot, është ndalesa e pagave të tyre – burimit të vetëm të mbijetesës. Në inflacion rekord, në krizë të paprecedentë terri veror, në investime kapitale minimale – ky shantazh jodemokratik është akt i shëmtuar politik”, ka shkruar Abdixhiku në facebook.
Ai e ka ftuar qeverinë të ketë dialog me mësimdhënësit.
“E ftoj qeverinë për dialog në vend të arrogancës. Mësimdhënësit e zyrtarët shtetërorë janë njerëzit tanë. Familjet e tyre janë qytetarë tanë. Politika bëhet për ta. Shpërputhja e pushtetit me kërkesa qytetare, në këtë masë, nuk do të durojë gjatë”, ka shtuar ai.
Marta Kos anulon vizitën në Kosovë për shkak të zhvillimeve ...
Sveçla pjesëmarrës në Forumin e Salzburgut për bashkëpunim r...
Fakulteti në Mitrovicë të Veriut në prag të skadimit të afat...
Netanyahu: Përmbysja e regjimit në Iran është në duart e pop...
Trump thotë se lufta me Iranin është afër përfundimit
Shkëlqeu me dy gola ndaj Osasunas – Vedat Muriqi, pjesë e fo...