Pezullimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë pas vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanoviq do ta dëmtojë vendin tonë pasi që Kosova do të humbasë edhe më shumë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian, pavarësisht se shteti ynë është i gatshëm që ta vazhdojë dialogun.
Kështu kanë vlerësuar njohës të çështjeve ndërkombëtare, të cilët thonë se Kosova duhet të kërkojë nga BE-ja që të përcaktohet afati kohor për përfundimin e dialogut me Serbinë (i cili pritet të përfundojë me njohje reciproke).
Në anën tjetër, shefi për negociata ndërmjet Kosovës e Serbisë, Avni Arifi, i tha “se pala kosovare do të presë që BE-ja ta caktojë takimin e radhës.
Kurse opozita vazhdon ta kundërshtojë këtë mënyrë të bërjes dialog me Serbinë. Ata kanë kërkuar që BE-ja të japë urdhër për përfundimin e këtyre negociatave.
Avni Arifi, shef për negociata ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka thënë për “Zërin” se pala kosovare po pret nga BE-ja që ta caktojë takimin e radhës.
“Ne nuk presim prej Serbisë. Ne kemi hyrë në këtë marrëveshje me BE-në dhe presim nga BE-ja kur e aranzhon takimin e radhës dhe ne do të shkojmë”, ka thënë ai./Zëri/
Mbrojtja e Rexhep Selimit përfundon fjalën përfundimtare: Se...
Ish-ambasadori holandez në Kosovë: Gjykata Speciale u krijua...
Komisioni për Administratë e Media pa amendamente në buxhet,...
Haxhiu sot takon kryetarët e komisioneve parlamentare
Mishetiq kërkon që Thaçi të shpallet i pafajshëm për të gjit...
Mbrojtja: Provat ndaj Veselit, një grumbull mbeturinash