Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, kanë nënshkruar sot vendimin për vazhdimin e mandatit të Petrit Ajeti në detyrën e Drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), për një mandat të ri pesëvjeçar.
Në njoftimin për media thuhet se ky vendim pasqyron vlerësimin institucional për profesionalizmin, përkushtimin dhe punën e deritanishme të z. Ajeti në udhëheqjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, si dhe besimin në vazhdimësinë e lidershipit të tij në forcimin e kapaciteteve të inteligjencës dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.
Gjatë mandatit të tij, AKI ka vazhduar të luajë rol kyç në mbrojtjen e rendit kushtetues, sigurisë kombëtare dhe interesave strategjike të Republikës së Kosovës, në koordinim të ngushtë me institucionet vendore dhe partnerët ndërkombëtarë të sigurisë.
Z. Ajeti ka mbi 20 vjet përvojë në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, ndërsa pesë vitet e fundit ka udhëhequr Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë. Përvoja e tij profesionale përfshin funksione të larta në sektorin e sigurisë, me kontribut të vazhdueshëm në forcimin e kapaciteteve institucionale dhe të sigurisë së Republikës së Kosovës.
Ai ka përfunduar studimet në Shkencat Politike në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, studimet në Akademinë Ushtarake “Skënderbej” në Tiranë, si dhe studimet master në Universitetin Metropolitan të Londrës. Po ashtu, ka ndjekur programe të shumta të zhvillimit profesional në fushën e sigurisë në Gjermani dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Forcimi i institucioneve të sigurisë dhe mbrojtja e interesave shtetërore mbeten ndër prioritetet kyçe të Republikës së Kosovës./Arbresh.info
Vushtrria dënohet me një ndeshje pa tifozë
Kryeministri Rama i dorëzon pasaportën shqiptare ish-kryebas...
Kusari-Lila: Kosova po forcon klimën e investimeve
Dinamo ndanë rrugët me trajnerin Arsim Abazi
Arrestimi i serbit në veri, Policia: Dyshohet se gjatë luftë...
Atletico – Barça, publikohen formacionet zyrtare