Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, në reagimin e tij të 10 gushtit ka thanë se e vetmja gjë që di Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është “nxitja e luftës duke udhëhequr politikën e kërcënimeve dhe shantazheve”.
Kurti deklaroi në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës të mbajtur më 10 gusht, se një fushatë dezinformimi për vendimet e ekzekutivit sa i përket targave dhe dokumenteve serbe, kishte për qëllim të nxiste frikë dhe të krijonte destabilitet.
Ai u bëri thirrje serbëve që të mos bien pre e fushatave të tilla.
Në ragimin e Petkoviqit, thuhet se këtë e dëshmojnë deklaratat e tij të fundit, me të cilat, siç tha ai, Kurti dëshiron konflikt dhe se çdo ditë i pëlqen të flasë për luftën.
“Me vendimet e tij të njëanshme për targat dhe dokumentet serbe, Kurti ka shkelur të gjitha marrëveshjet, duke përgatitur dhunën në veri. Këtë e ka konfirmuar sot duke bërë të ditur se nga 1 shtatori Prishtina do të vazhdojë me të ashtuquajturin reciprocitet, i cili ka për qëllim shfuqizimin e targave dhe dokumenteve serbe”, ka thënë Petkoviq.
Në njoftimin për media përsëritet kërkesa për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, i cili, siç tha ai, do t’u mundësonte serbëve të drejta kolektive dhe do të rriste sigurinë.
Në mbledhjen e Qeverisë, Kurti tha se vendimi për riregjistrimin e veturave me targa të lëshuara nga Serbia, është vendim që i shërben rendit dhe ligjit, sigurisë publike dhe lëvizjes së lirë.
Zbatimi i këtij vendimi, së bashku me atë për lëshimin e dokumenteve për hyrje-dalje për të gjithë shtetasit serbë që hyjnë në Kosovë, u shty për 1 shtator, për shkak të ngritjes së barrikadave më 31 korrik dhe 1 gusht në veri të vendit.
Pas ndërhyrjes edhe të faktorëve ndërkombëtarë, Qeveria u pajtua që të shtyjë zbatimin e këtyre vendime për një muaj, pasi të hiqeshin barrikadat./rel/
KQZ hap afatin për korrigjimin e pasaktësive në Listën e Vot...
Trumpi paralajmëron sulme “shumë më të fuqishme” nëse Irani ...
Pas pezullimit, shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së...
Kongresi Botëror i ligjit/ Mbahet në Tiranë, Rama: Privilegj...
Grindje për lëndime, udhëtim me jaht dhe peticion: Çfarë po ...
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...