Misioni i vëzhguesve të Bashkimit Evropian vlerëson se zgjedhjet lokale të 22 tetorit ishin shumë më të mira se ato të 3 nëntorit të vitit 2013.
Alojz Peterle, shef i këtij misioni tha sot në një konferencë për media se dita e zgjedhjeve ishte e qetë dhe pa incidente madhore të regjistruara nga vëzhguesit e BE-së, shkruan arbresh.info.
“Dita e zgjedhjeve ishte e qetë pa incidente madhore të regjistruara nga vëzhguesit tanë. Vizituam, 466 vendvotime në të gjitha komunat. Vendvotimet në përgjithësi u hapën me kohë. Raste të votimit familjar ka pasur e po ashtu asistencë në votim. Jam shumë i kënaqur se ne mund të raportojmë për zgjedhje shumë më të mira lokale se ato para katër viteve.”, tha Peterle.
Ai shtoi se shqetësuese vazhdon të mbetet numri i madh i emrave të personave të vdekur në listat e votuesve.
“Një numër i madh i personave të vdekur vazhdojnë të jenë në listat e votuesve”, tha Peterle.
Ai ka përmendur edhe punën që ka bërë Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa duke thënë se ky panel është marrë deri më tani me 352 ankesa në lidhje me ditën e zgjedhjeve”.
Peterle ka kërkuar përmirësim të procesit zgjedhor në mënyrë që të përmirësohet edhe cilësia e demokracisë./arbresh.info/
Kurti: Krimet e kryera nga Serbia gjatë luftës kanë dëshmi d...
‘The Guardian’ shkruan për Kosovën: ‘Hirushja’ e futbollit
Osmani kujton masakrën ndaj familjeve Bogujevci, Duriqi dhe ...
Vuçiq lanson edhe një balonë: Sot i mora informacionet, Kurt...
Sonte ndërrohet ora
Rriten çmimet e naftës dhe të benzinës në Shqipëri