Peshqit e mëdhenj i kanë pasion, 3-4 ditë flenë në liqen për t’i zënë

12:14 | 19 Qershor 2021 | Mira Avdimetaj

Kjo zile u jap adrenalinë të pa përshkruar peshkatarëve.

Ky është alarmi që tregon se në grep ka rënë një peshk.

E për të zënë një peshk, peshkatarët presin me orë e ditë të tëra.

Është Ilir Sejdiu, peshkatar nga Prishtina i cili ka vendosur këtë tendë që 3 ditë në Liqenin e Batllavës, ku bashke me kolegun e tij, Malsor Sejdiun kanë dal në peshkim të Krapit.

Sfidë për peshkatarët është për të nxënë peshkun më të madh, e Sediu që filloj të peshkonte qysh kur ishte fëmijë, ka disa lloje të peshqve që ka zënë gjatë peshkimit të tij në liqenet e Kosovës.

E Krapi është lloji i peshkut që më së shumti e zënë në liqe.

“Na këtë llojin e peshkut, Krapin më pak e peshkojmë gjatë vitit sepse është peshk që e lyp sezonin. Është peshk që lyp shumë mund dhe nuk është peshk shumë i lehtë me zënë. Ne bujmë  2, 3 dit në mal për të zënë”, deklaroi Sejdiu.

E peshkimi në Kosovë nuk është i përshtatshëm për peshkatarë thotë Sejdiu.
Por duke e parë si hobi, peshqit që i zënë i lëshojnë prapë në ujë.

”Na peshqit që i nxojmë këtu i lëshojmë prap ne ujë. Sepse këtë e bëjmë për hobi dhe për qejf”

Por, për peshkatarët adrenalina është kur benë alarmi dhe kur peshkun  e lëshon prapë në ujë.

E cili është peshku më i veçant që ka zënë Sejdiu?

“E kam ëndërr më zënë Krapin më të madh këtu në Liqenin e Batllavës”

Përpos Liqenit të Batllavës, Sejdiu peshkon edhe në Liqenin e Badovcit, Liqeni i Vasilevës, Drini i Bardh, Vërmica e Radoniqi.

“Në liqenin e Batllavës ne e peshkojmë vetëm krapin. Është liqe që i rrit shumë shpejt peshqit”, tha ai.

Bashkë me Ilirin, peshkon edhe shoku i tij Malsori i cili  po e mëson zanatin nga ai.

E iliri, tregon se si fillon përgatitjen e shtagave, grepit e deri të nxjerrja e peshkut nga uji.

E në këtë tendë këta dy peshkatarë do të rrinë 3 deri në 4 ditë duke pritë të zënë peshkun e preferuar./MiraAvdimetaj/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara