Peshkopi i dioqezës së Rashkës dhe Prizrenit, Teodosije, përmes një letre të hapur, ka thënë se deklaratat e politikanëve nga Prishtina e Beogradi për shkëmbim territoresh apo çfarëdo ndarje të Kosovës, po shkaktojnë frikë tek popullata serbe dhe do të nxisin shpërnguljen e tyre.
Ai madje i quajti këto deklarata të papërgjegjshme moralisht e politikisht.
Peshkopi bëri thirrje për gjetjen e një zgjidhje në mes të Beogradit e Prishtinës, në funksion te ruajtjes se paqes dhe sigurisë për të gjithë qytetarët, veçanërisht të komuniteteve pakicë.
Sipas tij deklaratat për ndarje dhe shkëmbim territoresh, lenë anash një mori çështjesh të rëndësishme si kthimi i personave të zhvendosur, çështja e personave të pagjetur, garantimi i lirive dhe të drejtave të njeriut… si dhe do të çojë në një eksod masiv të popullsisë serbe.
Amerika fillon të përdorë bazat britanike për operacione kun...
Kurti: Arsimi në shqip ka qenë gjithmonë akt përkushtimi dhe...
Kosova fiton ndaj Kroacisë
SPAK-u godet grupin kriminal në Vlorë, porositën dy vrasje d...
Nata e Zjarreve, në Prekaz ndizen flakadanët
Në Itali do të mbahet një manifestim përkujtimor për sakrifi...