Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka kërkuar ndihmën e mësimdhënësve për përzgjedhjen e teksteve sa më të përshtatshme shkollore.
Përmes një njoftimi zyrtar, MASHTI deklaron se, me qëllim të arritjes së rezultateve sa më të mira dhe përzgjedhjes së teksteve më të përshtatshme shkollore, mësimdhënësit duhet të përzgjedhin tekstet me të cilat duan të punojnë gjatë vitit të ardhshëm shkollor.
Në të gjitha Drejtoritë Komunale të Arsimit, MASHTI ka dërguar katalogun e teksteve shkollorë për klasat nga 1 deri në 5 dhe linqet e teksteve fituese të shtëpive botuese.
“Ky proces është duke u monitoruar nga MASHTI. Presim nga mësimdhënësit që t’i vlerësojnë dhe përzgjedhin tekstet më të përshtatshme” deklaron MASHTI.
Selin dhe DJ Gimbo festojnë 1 Qershorin me fëmijët dhe famil...
Dy javë para finales përjashtohet një konkurrent në Ferma VI...
Gjini: Këmba e ushtarit serb s’mund të shkelë në Kosovë deri...
Molliqaj: U vërtetua se vendit i mungon opozita
Kryeministrja socialdemokrat daneze fiton mandatin e tretë p...
Hamza nesër mban konferencë për media