Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pasditen e sotme mori pjesë në përurimin e hapësirave stërvitore të sportit të boksit, në bodrumin e Hotel Grand, ku u mirëprit nga boksierja Donjeta Sadiku dhe ekipi i saj, hapësira këto të cilat tash e një kohë kanë qenë të pashfrytëzuara.
Kjo hapësirë e cila u përurua sot, është funksionalizuar e finalizuar dhe tashmë është e gatshme për shfrytëzim falë bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit me AKP-në dhe me Federatën e Boksit.
Në përmbyllje të këtij përurimi, Kryeministrit Kurti iu dhurua një dorëz e boksit e cila u nënshkrua nga vetë boksierja.
Donjeta Sadiku është sportistja e vetme jashtë ekipit të xhudos nga atletët e Kosovës që do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike të Parisit 2024, në pjesëmarrjen e dytë të saj. Ajo është dekoruar më herët me medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror në Stamboll 2022, si dhe me medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian në Budva po të njëjtin vit, duke u cilësuar si boksierja e parë dhe e vetme grua nga Kosova që ka arritur të fitojë medalje në garat ndërkombëtare të boksit.
Filmi “Dua” fiton “SACD Award” në Cannes Film Fe...
Haxhiu uron KB Trepçën për titullin kampion: Mitrovica festo...
Konjufca: Shqiptarët e Malit të Zi pjesë e pandashme e kombi...
Trepça feston titullin e shtatë kampion në Prizren
Maqedonci: Situata e sigurisë në Kosovë më e qetë, FSK-ja dh...
Ishte duke kaluar rrugën, vdes 65-vjeçarja në Librazhd pasi ...