Një person është lejuar të votojë në Istog, edhe pse ishte konstatuar prania e spërkatësit në dorën e tij.
Edhe pse ishte konstatuar se ka sërkatës në dorë, një person ka votuar në vendvotimin 0604 C të vendosur në Shkollën “Martin Camaj” të Gurrakocit të Istogut.
Në fillim ky person nuk u lejua të votojë nga menaxherja e vendvotimit Mimoza Kabashi, por më pas kur erdhën edhe anëtarët e KQZ-së, atij iu kontrollua edhe një herë dora.
Pas kontrollit të dytë ky person u lejua të votojë. Ai u arsyetua se spërkatësi i ishte bartur nga dora e një personi tjetër, me të cilin ishte përshëndetur me shtrëngim duarsh.
Një komisioner nuk u lejua sot të votojë në Vushtrri pasi u konstatua se ka spërkatës në gishta, ndërsa në Ferizaj u pamundësua votimi i një personi i cili në gishta kishte gjurmë të dritës fluoreshente.
Në ditëlindjen e 24-të, Dj Gimbo i sjell defatore Selin Boll...
“40 forca policie me jelek antiplumb”, si u vra efektivi 34-...
Njësia A3 e termocentralit `Kosova A` rikthehet në prodhim
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...