Partitë opozitare në vend e kanë hedhur poshtë mundësinë për pjesëmarrje në dialogun Prishtinë – Beograd, të mbajtur në Bruksel.
Së fundmi një ftesë për pjesëmarrje në bisedime këto parti e morën nga shefi i Qeverisë, por këto subjekte e eliminojnë një gjë të tillë madje e quajnë absurd veprimin e tillë të Mustafës, shkruan sot Gazeta Zeri.
Në anën tjetër, në ekzekutivin e vendit po shihet si një mundësi e mirë inkuadrimi i opozitës në dialogun me palën serbe.
Ndërsa analistët në vend e quajnë të pavend e të pandershme ftesën e Mustafës sepse, siç thonë ata, një gjë e tillë është dashur të bëhet qysh në fillim të dialogut e jo tash kur bisedimet po vijnë drejt fundit.
Lëvizja “Vetëvendosje” (LVV) e vlerëson si të pakuptimtë thirrjen e Mustafës për pjesëmarrje në dialogun Prishtinë – Beograd.
Deputetja e këtij subjekti, Albulena Haxhiu, potencon se partia që ajo përfaqëson nuk do ta pranojë thirrjen e Mustafës.
“Këto negociata duhet të ndërpriten sepse të njëjtat e kanë forcuar pozicionin e Serbisë përbrenda Kosovës dhe në anën tjetër kanë dëmtuar interesat e qytetarëve dhe të Republikës”, ka thënë ajo.
Se dialogu në Bruksel duhet të ndërpritet dhe nuk duhet të vazhdojë as në versionin që e ka dhënë Mustafa mendojnë edhe në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).
Ky subjekt ka thënë për gazetën “Zëri” se nuk e përkrahin formën e tanishme të bisedimev
Qytetarët e Vlorës në revoltë për mungesën 72 orë të ujit, b...
Numërohen 99% e votave – VV e para me 49.39%
Trump pret Zelenskyn në rezidencën e tij : Takim i shkëlqyer...
Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981
Lista Serbe: Kemi fituar të dhjetë ulëset e rezervuara për k...
Telefonat inteligjentë do të bëhen shumë më të shtrenjtë, ja...