Pas deklarimit të kryetarit të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama para protestuesve të Transportit Urban dhe punëtoreve të transportit privat, protesta ka vazhduar tek ndërtesa e Qeverisë së Kosovës.
Rama u arsyetua para protestuesve se mjetet janë bllokuar nga ministria e Financave dhe pas deklarimit të tij, protestuesit bashkë më të u nisën drejtë ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, raporton Arbresh.info.
“E ndjej shumë, për të gjithë këta punëtorë këtu që janë të papaguar, faleminderit për të gjithë punën që e keni bërë për tërë këta muaj për t’i shërbyer qytetarët e kryeqytetit përkundër sabotazhave, përkundër bllokadave”, ka thënë Rama.
Ndërkohë derisa autobusët e Trafikut Urban sot kanë mbetur në parking, punëtorët tashmë po protestojnë.
Protesta ka filluar që nga ora 09:00 para Komunës së Prishtinës. Ndërsa qytetarët e Prishtinës nga sot kanë mbetur pa transport publik, pasi ndërmarrja “Trafiku
Urban” ka ndërprerë qarkullimin në të gjitha linjat, për shkak të vështirësive financiare të krijuara nga bllokimi i buxhetit të Komunës së Prishtinës./Arbresh.info/
LEXO EDHE
Sherr me grushte dhe sende të forta në Sarandë, përfundon në...
Ukraina kryen sulm masiv me dronë pranë vendlindjes së Putin...
Zyrtare: Gjiganti italian shkarkon trajnerin
Shtetasja e huaj kapet në aeroport me dokument të falsifikua...
KQZ shpërndau materialet zgjedhore për zgjedhjet e nesërme
Kurti: Këtyre zgjedhjeve nuk do t’u vë presje, por do t’ia q...