Transportuesit privatë mëngjesin e sotëm i janë drejtuar Komunës së Prishtinës, për të protestuar për shkak të mos pagesës nga Komuna e Prishtinës.
Protestuesve më vonë u janë bashkuar edhe punëtorët e ndërmarrjes “Trafiku Urban” të cilët gjithashtu sot kanë pezulluar punën.
Javën që shkoj edhe transportuesit privatë e edhe “Trafiku Urban” kanë njoftuar se ofrimi i shërbimit të transportit publik do të pezullohen plotësisht nga e hëna (sot), për shkaqe financiare.
Problemet me pagesat e shërbimeve në Komunën e Prishtinës janë pasojë e mosmiratimit të buxhetit të komunës së Prishtinës për vitin 2025.
Me arsyetimin se është bllokuar buxheti nga Qeveria në detyrë, edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, të dielën ka njoftuar se “Trafiku Urban” nga e hëna (sot) do të ndërpresë shërbimet e transportit.
Në anën tjetër ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka thënë se Thesari të premten ia ka alokuar Komunës së Prishtinës mjetet për dhjetor. /Arbresh.info/
Shefi i EULEX-it viziton Zyrën e Kryeprokurorit, në fokus mb...
Nga sot hiqet detyrimi i paraqitjes 6-mujore për pensionistë...
Real Madrid me shumë mungesa ndaj Monacos
Begaj kërkon nga Moldavia rishqyrtimin e çështjes së njohjes...
Gjukiq: Vuçiq po e përfshin Serbinë në konflikte globale
Spanja shpall tre ditë zie kombëtare pas aksidentit hekurudh...