Përparim Gruda: PDK nuk e mbështet kandidaturën e Glauk Konjufcës

10:26 | 5 Mars 2026
E.K

Deputeti i Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Përparim Gruda, ka deklaruar se partia nuk e mbështet kandidaturën e Glauk Konjufca për president dhe nuk ka asnjë kandidat tjetër partiak për këtë pozicion.

Para mediave, Gruda tha se PDK-ja nuk ka kandidat, pasi nuk ka votat e nevojshme për të zgjedhur presidentin.

“Ne kemi vendosur, nuk e mbështesim kandidaturën e Glauk Konjufcës dhe asnjë kandidaturë tjetër partiake. Po përgatitet mos me u mbajtë seancat fare sa e kuptova unë. Është përmbysje e rendit kushtetues sepse sot Kuvendi është dashtë të mblidhet me zgjedh apo jo një president”.

Ai shtoi më tej: “Nuk kemi kandidat sepse nuk i kemi votat.”/Arbresh.info

Të ngjashme