Projekti “Përmirësimi i kapaciteteve administrative në fushën e prokurimit publik në Kosovë”, i cili financohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe implementohet nga Planet SA organizon konferencën “Prokurimi Publik Nesër – Hapat Përpara”.
Konferenca do të shënojë fundin e mbështetjes katërvjeçare të BE-së për institucionet dhe sistemet e prokurimit publik në Kosovë.
Qëllimi është të paraqitet prokurimi publik si një mekanizëm themelor i vazhdueshëm për ekonominë e Kosovës dhe se si kontributi i BE-së ka ndihmuar në këtë drejtim.
Arritjet e bëra gjatë kohëzgjatjes së projektit do të prezantohen nga ekipi i projektit dhe autoritetet qendrore të prokurimit publik të Kosovës.
Konferenca fillon me paraqitjen e perspektivave të BE-së në fushën e Prokurimit Publik në Kosovë duke përfshirë kriteret e prioriteteve të politikave që duhen përmbushur.
Konferenca do të hapet nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe përfaqësuesit udhëheqës të autoriteteve kryesore të prokurimit publik në Kosovë.
Sulmet kibernetike ndaj Osmanit e Abdixhikut, LDK-ja i drejt...
G7 mbledhje ne Paris, pritet të diskutohet për luftën në Ukr...
Kosova e dyta më e varfër në Evropë, Murati tenton të arsyet...
KPK shpall konkursin për Kryeprokurorin e Shtetit
Plagosja e policit në Tiranë, shpallen në kërkim 2 vëllezër
Bomba e merkatos, José Mourinho rikthehet te Real Madrid!