Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri në ora 21:30 është përmbyllur verifikimi e numërimi i votave në 21 Qendra Komunale të Numërimit.
“Hani i Elezit (e hënë), Junik, Mamushë, Zveçan (e martë), Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Deçan, Shtime, Klinë, Shtërpcë, Obiliq, Istog, Skenderaj (e mërkurë), Viti, Rahovec, Suharekë, Dragash, Kaçanik, Lipjan, Fushë Kosovë dhe Ferizaj (e enjte)”, ka thënë zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi.
Ai ka treguar se në Qendrat Komunale të Numërimit zhvillohen 3 aktivitete të rëndësishme: “Verifikimi i rezultateve nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave, verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga zgjedhjet për Kuvende Komunale, dhe numërimi i votave të kandidatëve për anëtarë të Kuvende Komunale”.
Në platformën e KQZ-së për rezultate vazhdueshëm po prezantohen rezultatet nga QKN-të, vendvotim pas vendvotimi.
Detaje të reja nga vrasja e trefishtë në Mal të Zi, policia ...
Reagon Albulena Haxhiu: Burgimi i përjetshëm, përgjigje e fo...
Sipas Sky Sport, Slot pritet të vazhdojë edhe për një sezon ...
Trumpi thotë se nuk dëshiron ta zgjasë armëpushimin me Irani...
Ambasadori amerikan në NATO mbërrin në Kosovë, Ambasada jep ...
Rama: Siguria ushqimore, sfida më komplekse e procesit të in...