Një rrahje mes disa zyrtarëve ka ndodhur sot në ambientet e Komunës së Prishtinës.
Enis Pllana, zëdhënës i policisë për kryeqytetin për Arbresh.info ka bërë të ditur se janë shoqëruar në stacionin policor tre persona të cilët ishin përfshirë në rast.
Pllana tha se po punohet për zbardhjen e rrethanave që e karakterizojnë ngjarjen.
“Sot rreth orës 10:30 është pranuar informata për një rrahje në rrugën “UÇK” në Prishtinë. Me të marrë informatën policia, ka arritur në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar 3 persona, të cilët ishin përfshirë në rast. Aktualisht policia po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”, tha Pllana.
Ngjarja ndodhi në kohën kur ishte planifikuar të mbahej një mbledhje e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Prishtinës, me rend dite votimin e buxhetit për vitin 2026.
Mirëpo, për shkak të mungesës së kuorumit, kjo mbledhje ka dështuar të mbahet./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Raportohet për përleshje në Komunën e Prishtinës, përfundon në spital një zyrtar
Arrestohen dy persona në Pejë për ndërhyrje në proces zgjedh...
Rrezikoi pushuesit në Borsh, policia bllokon mjetin lundrues...
Problemi me fshirjen e ngjyrës në gisht, kryetari i KQZ-së: ...
Ambasadori gjerman për zgjedhjet: Po e vëzhgojmë procesin me...
Aksident i rëndë në Kroaci: 4 të vdekur, 1 i lënduar
FFK ngushëllon familjen e Fatjon Bunjakut: Humbje e madhe pë...