Tre persona kanë pësuar lëndime trupore pas një mosmarrëveshje që kanë pasur mes vete në rrugën ‘’Nënë Tereza” në Pejë, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, njëri nga personat është arrestuar dhe gjatë kontrollit të veturës së tij i janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gaz dhe dy thika.
Rasti është duke u hetuar.
‘’Rr. Nënë Tereza, Pejë 17.07.2023 – 04:55. Raportohet për një mosmarrëveshje në mes tre personave meshkuj kosovarë, të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor në Spitalin e Pejës. Njëri nga personat është arrestuar dhe gjatë kontrollit të veturës së tij i janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gaz dhe dy thika. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...
Arrestohet në Rozhajë i dyshuari për vrasjen e trefishtë në ...
Haradinaj për çështjen e Presidentit: Nuk shoh nga Kurti ndo...
Trump e zgjat armëpushimin me Iranin
Abdixhiku jep detaje nga takimi me Kurtin: U kërkua presiden...
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...