Është publikuar edhe pjesa e tretë e përgjimeve nga biseda e shefes së deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila dhe Sllavko Simiqit të Listës Serbe.
Që në fillim të videos, Kusari – Lila shpreh keqardhje para, atëherë, deputetit të Listës Serbe, duke i thënë se “nuk ka qenë në Vetëvendosje kur kanë bërë ata çfarë kanë bërë”.
“Dëgjo Sllavko, më vjen vërtet keq për gjithçka që po ndodh. Unë, nga të gjithë njerëzit këtu, do të dëshiroja që së pari Kuvendi të funksionojë si duhet. Ti e di që unë nuk kam qenë me Vetëvendosjen kur kanë bërë atë çfarë kanë bërë…” – dëgjohet duke i thënë Kusari politikanit Simiq qysh në nisje të incizimeve të sotme.
Në këtë incizim, ata flasin edhe për veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fondin Pensional, derisa Kusari-Lila ofendon Uran Ismailin, dhe e akuzon Ramush Haradinajn.
Ajo po ashtu ia shtron Simiqit një pyetje, duke i thënë: “A e di kush është Bekim Haxhiu – Kamishi?”.
Të shtënat me armë teksa po luante golf, reagon Trump: Jam i...
Një i ndaluar pas të shtënave pranë fushës së golfit ku po l...
Uzuni shënon gol në barazimin e Granadas
Pasi mbështeti publikisht Kamala Harrisin, reagon Donald Tru...
Urgjenca Kombëtare, Rama: 46.111 thirrje në gusht dhe 16.780...
Manastirliu: Këtë vit u hapën 25 shkolla të reja