Sindroma e vezoreve policistike (PCO-S) është një çrregullim hormonal i shpeshtë tek femrat në moshën riprodhuese. Karakterizohet nga cikle menstruale të çrregullta, të rralla, apo edhe me nivele të larta të hormoneve mashkullore (androgjenëve).
Një grua është e prekur nga sindroma e PCO-së në rastet kur në vezore krijohen ciste të vogla të shumta, të mbushura me likid dhe të vendosura kryesisht në shtresën periferike të saj.
Prezenca e tyre shkakton çrregullime të ciklit menstrual dhe në disa raste edhe mungesë të ovulacionit.
Specialisti i endokrinologjisë, Mentor Spahiu, na tregon se çka është vezorja policistike dhe cilët janë faktorët të cilët e rrisin rrezikun për këtë çrregullim hormonal.
“Vezorja policistike është një gjendje që karakterizohet me cikël të parregullt, akne dhe qime në fytyrë, dhe vjen si pasojë e rritjes së rezistencës së insulinës në organizëm”
Po ashtu Spahiu tregon se cilat femra janë më e rrezikuar nga kjo gjendje, dhe se mënyra e jetesës është faktori kryesor për zhvillimin e PCOS-së.
“Nga kjo gjendje më të prekura janë femrat që vuajnë nga mbipesha, sepse mbipesha rritë prodhimin e insulinës dhe i përkeqëson simptomat e PCOS. Mirëpo edhe ato me peshë normale nuk janë të kursyera, besohet që është sëmundje që ka të bëjë me gjenetikën, pra trashëgimia është njëra nga predispozitat që mundesh me pas këtë çrregullim, por pa u provokuar nga faktorët e jashtëm të cilët janë mënyra e të ushqyerit dhe jetesës nuk zhvillohet”.
Se cila është mënyra për ta kuptuar a jemi të prekura nga kjo sëmundje, na tregon Spahiu.
“Për të vendos diagnozën e vezoreve policistike, duhet përmbushur dy prej tre kritereve që në mjekësi i quajmë kritere të Rotterdam-it, kriteri i parë është: cikël i parregullt, ndryshimet klinike (aknet ose qimet në fytyrë), dhe e treta duhet të shihen në ultrazërin gjinekologjik dukja karakteristike e vezorëve.”
Tutje, ai tha se mënyra e të ushqyerit dhe aktiviteti fizik është një nga trajtimet e para për menaxhimin e simptomave.
“Me siguri se e para është korrigjimi i mënyrës së të ushqyerit dhe aktiviteti fizik, por rezistenca në insulinë është një gjendje kur trupi jonë nuk mundet të shfrytëzoj hormonin insulinë që e prodhon vetë pankreasi, dhe si pasoj e mos mundjes së shfrytëzimit të tij vjen deri te çrregullimet e lartcekura”
Endokrinologu na tregon se a mund të ndikojnë cistet në vezore në fertilitet?, dhe cilat janë trajtimet për të rritur shanset në shtatzëni.
“Njëra nga karakteristikat që lidhet me punën e vezoreve policistike dhe që është njëri nga shkaktareve më të shpeshtë të fertilitetit është kjo gjendje, trajtimi i PCOS varet nga shenjat e shfaqura, po ashtu trajtimi dallon nga mosha, sepse ka dallim nëse flasim për një vajzë të re e cila e ka primare çështjen e dukjes dhe ka dallim një femër që planifikon shtatzëni, por e përbashkëta e të dy grup moshave është themeli i trajtimit e që është korrigjimi i stilit të të jetuarit, për të arritur shanset për shtatzëni bëhet edhe trajtimi mekandimentoz në kësi raste kur ka nevojë, dhe si opsion i fundit metët edhe intervenimi kirurgjik, e ashtuquajtura intervenim në vetë vezoren”
Se si duhet të menaxhohet dieta, dhe cilat janë ushqimet që duhet të konsumohen për menaxhimin e këtij çrregullimi hormonal, Spahiu tha se si fillim duhet të zvogëlohet konsumimi i karbohidrateve.
“Në princip duhet të bëhet ulja e sasisë së karbohidrateve që konsumohet gjatë ditës, sepse vetëm sheqernat e provokojnë më së shumti prodhimin e hormonit të insulinës, për ta zvogëluar sasinë e karbohidrateve në regjimet tona ushqyese normalisht që nënkupton zvogëlimin e konsumimit të karbohidrateve ose sheqernave në dietën e një paciente e që do të thotë ndalohet konsumi i ëmbëlsirave, çokollatave, lëngjeve, pijeve të gazuara, pijeve energjike, por më kryesorja është përdorimi i zvogëluar i produkteve ushqimore që përmbajnë sasi të larta të karbohidrateve, siç janë gatimet e miellit, misrit, patates dhe orizit që në menynë tonë janë të përditshme.
A ka shërim vezorja policistike?
“E vërtetë është që trajtimi i PCOS, është vetëm menaxhim sepse nuk e ka vetëm elementin shëndetësor por edhe elementin psikologjik, sepse në të shumtë e rasteve grat e prekura nga kjo, janë në mbi peshë, dhe çrregullimet që ndodhin në organizëm mund të shkaktojnë edhe ndryshime në psikologji, si çrregullimi i gjumit, dhe mënyra e çrregullt e ushqimit”
Sipas Spahiut, nëse nuk menaxhohet mire sindroma e vezores policistike dera është e hapur për me zhvillu dikur sëmundjen e sheqerin.
Dhe krejt në fund endokrinologu na tha se shumë paciente drejtohen te gjinekologu për shkak të ciklit menstrual të çrregullt, ose tek mjeku i lëkurës për shkak të akneve në fytyrë, a kjo gjendje faktikisht është çështje endokrinologjike./Arbresh.info/Qëndresa Luma/
Helikopteri i marinës kineze fluturon vetëm tre metra larg a...
Vetëvritet me armën e shërbimit polici i burgjeve në Tiranë
Theo Hernandez ndëshkohet me gjobë nga Milani pas kartonit t...
SPAK: 629 persona të hetuar gjatë vitit 2024
Vidhte banesa dhe biznese, kamerat kapin 57-vjeçarin, arrest...
Seanca përfundimtare në gjyqin ndaj Dodikut