Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka deklaruar se situata aktuale në Kuvendin e Kosovës është tejet shqetësuese dhe për keqardhje.
Ai ka thënë se e vetmja zgjidhje ka mbetur te Gjykata Kushtetuese ose thirrja e një takimi nga presidentja me partitë politike.
“E vetmja shpresë ka mbetur te Gjykata Kushtetuese ose eventualisht një ftesë tjetër e partive politike që ish dashtë të ndodhë nga presidentja për të dalë nga kjo. Por u bë e 24-ta herë që po vimë këtu, nuk kemi mundur të vimë në një zgjidhje. Kjo ndoshta tregon edhe mosafinitetin tonë edhe kohë më përpara, sepse si duket neve veç na kanë qëndru gati këto ambasada se kurrë këta politikanë nuk kemi mundur t’u japim orientim momenteve politike asnjëherë, por vetëm na kanë qëndru gati. Është për të ardhur keq”, ka thënë Berisha para fillimit të seancës konstituive./Arbresh.info
Mitrovica përkujton 26-vjetorin e `Natës së Tmerrit` për ban...
646 kundërvajtje në trafik përmes sistemit të ri në Maqedoni...
PD-PS përplasje për `territorialen` në Kuvendin e Shqipërisë
Durmishi: Qeveria hap thirrjen për subvencionimin e transpor...
Vetura bie në humnerë në rrugën Kaçanik-Hani i Elezit, një p...
Kupa e Kosovës rikthehet me gjysmëfinalet që premtojnë spekt...