Imami Labinot Maliqi, që udhëheq xhaminë “Bedri Kamberi” në Lagjen e Spitalit në Prishtinë ka bërë të ditur se nga e enjtja kanë filluar shtrimin e iftareve në xhami, kryesisht për studentët, si dhe për disa nga familjet me jetim dhe ato në nevojë.
Ai falënderoi të gjitha ata që kanë kontribuar për mbulimin e shpenzimeve të disa iftareve deri më tani, si dhe të gjithë ata që do të kontribuojnë në ditët në vazhdim.
“Me emrin e Zotit dhe për hatrin e Tij, sot filluam shtrimin e iftareve ditore në xhaminë tonë, kryesisht për studentët, si dhe për disa nga familjet me jetim dhe ato në nevojë.
Në sofrën tonë sot ishin rreth 100 agjërues! I falënderoj të gjithë ata që kanë kontribuar për mbulimin e shpenzimeve të disa iftareve deri më tani, si dhe të gjithë ata që do të kontribuojnë në ditët në vazhdim.
Gjithashtu, e falënderoj nga zemra mikun tim, Komandantin e Kampit Amerikan Bondsteel, i cili e ka bërë të mundur tendën për ne, e cila do të shërbej për shtrimin dhe organizmin e iftareve gjatë tërë muajit të bekuar të Ramazanit në xhaminë tonë. (Flamurin në tendë e kemi vendosur ne, në shenjë falënderimi ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.) ?? ??
Zoti e pranoftë agjërimin tonë, lutjet dhe veprat tona të mira!”, shkruan Maliqi./Arbresh.info/
Zyrtari policor nën ndalim 48-orësh, akuzohet për ngacmimin ...
Bisedimet SHBA-Iran, CNN: Bota po pret në ankth se a do të k...
Shtrenjtohet pemët, perimet e mishi, ASK njofton për rritje ...
Aksidenti tragjik, ky është 19 vjeçari nga Rahoveci që vdiq ...
Përfundojnë bisedimet e fazës së parë ShBA-Iran
Vjosa Osmani merr pjesë në varrimin e babait të Albulena Hax...