Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh për parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor.
Gjatë javës së kaluar, nga data 05-11/01/2026, janë shqiptuar 1.546 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 9 patentë shoferë për shoferët e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.
Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 38 aksidente, nga të cilat:
– 21 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 41 persona
– 17 aksidente me dëme materiale
“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për të parandaluar aksidentet dhe apelon tek të gjithë shoferët e automjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e trafikut”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Aksident me fatalitet në Lushnjë, vdes 43-vjeçari
Osimhen në “radarin” e Atleticos, në rast të lar...
Qeveria themelon Fondin e Kujdesit Shëndetësor dhe ndan mbi ...
Nafta edhe pak më lirë sot, çmimi bie për disa centë
Pati sezon fantastik me Celticun, Engels tërheq vëmendjen e ...
Rama krahason Zvërnecin me Costa Navarinon: Shqipëria do ta ...