Ekspertë të sigurisë kanë vlerësuar sot se nuk ka ndonjë komunikim të mirëfilltë ndërmjet Bashkësisë Islame të Kosovës, institucioneve dhe mediave sa i përket parandalimit të ekstremizmit të dhunshëm.
Ishte Skender Perteshi, nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, i cili tha se këtë e kishte nxjerrë nga disa debate që kjo qendër ka zhvilluar në Mitrovicë dhe Vushtrri për këtë temë.
Florian Qehaja, po ashtu nga kjo qendër vlerësoi se roli i mediave në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm është esencial dhe duhet të ketë një bashkërendim ndërmjet institucioneve vendore, shoqërisë, si dhe mediave për të parandaluar ekstremizmin e dhunshëm.
Ndërsa, zëdhënësi i BIK-ut Ahmet Sadriu, tha se shpeshherë mediat kanë ndërlidhur islamin me ekstremizmin, duke mos pasqyruar realisht se çfarë është islami dhe çfarë paraqet.
Haxhiu: Do të vazhdojmë mbështetjen për bizneset që krijojnë...
Arrestohen 11 persona për bixhoz të kundërligjshëm në Viti
Vdes gruaja e veprimtarit të shquar Xhemail Mustafa
Fitore Pacolli: Mbështetja e prodhuesve vendorë mbetet prior...
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lë...
Mimoza Kusari-Lila në Breg të Diellit: Fuqizimi ekonomik i g...