Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski sot ka pranuar letrat kredenciale nga i emëruari i ri për ambasador të Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja.
Pendarovski i uroi mirëseardhje ambasadorit Qehaja dhe tha se pret që ai të ketë angazhim profesional në detyrën e re.
“Ju siguroj se Maqedonia e Veriut do të jetë gjithmonë në dispozicion dhe e gatshme për të ofruar ndihmë në angazhimet tuaja në procesin integrues të vendit tuaj, si dhe për zhvillimet e tjera të politikës së jashtme, veçanërisht në fushën e promovimit të bashkëpunimit rajonal”, tha mes tjerash presidenti Stevo Pendarovski.
Ambasadori Qehaja theksoi se do të angazhohet plotësisht për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, shkruan News33.
“Të dy vendet tona përballen me sfida në arritjen e qëllimit për t’u anëtarësuar në BE, për arsye të ndryshme, pavarësisht nga lodhja e herëpashershme si rezultat i procesit të gjatë, prapë do të jemi të pashpresë”, tha ambasadori i sapoemëruar i Kosovës, Florian Qehaja.
Osmani godet Kurtin: Mbrëmë ka qenë një natë e rëndë për Kos...
Liga e Kampionëve/ Sonte Atletico Madrid – Arsenal
U.D. Presidentja Haxhiu pret sot në takim kreun e KQZ-së
Tahiri krahason Qeverinë Thaçi me Qeverinë Kurti: Atëherë e ...
Nis “American Investor Conference”, Prattipati: Kjo konferen...
Asistenti i deputetit të VV-së e “zbulon” aksidentalisht dat...