Ministri i Bujqësisë, Faton Peci thotë se ka adresuar tek Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), Hysen Durmishi, çështjen e udhëkryqit që lidh lagjet Tavnik, Zhabar, urën e Gjakut dhe parkun Solana, si dhe udhëkryqi te shkolla e Zhabarit.
Sipas tij, këto udhëkryqe janë nyje trafiku që paraqesin rrezik për këmbësorët, nxënësit duke shkaktuar shpesh edhe aksidente, raporton Arbresh.info.
Ai, shkruan se ka marrë zotimin që shumë shpejt në ato pika do të vendosen semaforë si masë e përkohshme drejtë adresimit përfundimtar të kësaj çështje.
“Udhëkryqi që lidh lagjet Tavnik, Zhabar, urën e Gjakut dhe parkun Solana, si dhe udhëkryqi te shkolla e Zhabarit, janë nyje trafiku që paraqesin rrezik për këmbësorët, nxënësit duke shkaktuar shpesh edhe aksidente. E kam adresuar këtë çështje tek Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), Hysen Durmishi dhe kam marrë zotimin që shumë shpejt në ato pika do të vendosen semaforë si masë e përkohshme drejtë adresimit përfundimtar të kësaj çështje”, shkruan Peci./Arbresh.info/
Postimi i plotë:
Të dashur Mitrovicas,
Udhëkryqi që lidh lagjet Tavnik, Zhabar, urën e Gjakut dhe parkun Solana, si dhe udhëkryqi te shkolla e Zhabarit, janë nyje trafiku që paraqesin rrezik për këmbësorët, nxënësit duke shkaktuar shpesh edhe aksidente.
E kam adresuar këtë çështje tek Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), Hysen Durmishi dhe kam marrë zotimin që shumë shpejt në ato pika do të vendosen semaforë si masë e përkohshme drejtë adresimit përfundimtar të kësaj çështje.
Me qeverisjen e ardhshme komunale, këto do të jenë dy nga projektet infrastrukturore që do të intervenojmë për të siguruar funksionalizimin e plotë, parandalimin e aksidenteve dhe sigurinë e qytetarëve.
I zhdukur gjatë luftës, gjendet trupi i Rasim Mehmet Kocit
BE shqyrton zgjidhje pas bllokimit të kufijve për mallrat dr...
ZRrE shtyn afatin për aplikimet, për tarifat e energjisë ven...
Franca i kundërpërgjigjet shefit të NATO-s për fuqinë mbrojt...
‘Shuplakë’ e fortë për Man United, ylli i skuadr...
Armët që siguroi Serbia në fshehtësi