Përfaqësuesi i GUXO-s, Faton Peci, pas takimit me liderët politikë tha se diskutimet u zhvilluan nën një frymë që disa e paragjykuan si farsë, madje pa nisur ende debat.
“Gjatë diskutimeve u paraqitën dy propozime për rrugëzgjidhje pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Nuk duhet të bëhemi pjesë e ‘fontanës së dëshirave’ në interpretimin e aktgjykimit,” theksoi Peci.
Ai shtoi se edhe vetë ka paraqitur një propozim konkret – arritjen e një marrëveshjeje politike për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarit të Kuvendit, duke u bërë pjesë e një pakoje të përbashkët për dalje nga kriza.
“Fryma që synoj gjatë diskutimit, kishin disa që e quan farsë, këto epitete i thanë ende pa futur në diskutime. Ka pasur dy propozime për rrugëzgjidhje pas vendimit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Nuk duhet me qenë pjesa e fontanës së dëshirave se si interpretohet aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, për shkak se janë disa terma ku anëtarët e gjykatës duhet ta kenë parasysh afatin 30-ditësh. Edhe unë kam pasur një propozim, është të ketë marrëveshje politike për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarit të Kuvendit, të ketë pako të marrëveshjes”, ka deklaruar Peci.
Shpejtësia në radar: Mbi 1600 gjoba gjatë majit në rajonin e...
Një grua gjendet pa shenja jete në Prizren
Konate do t’i bashkohet Realit, nëse Perez fiton zgjed...
Vjedhje e rëndë në Prishtinë, arrestohen dy shtetas të Shqip...
Milani nis revolucionin, nisin takimet për drejtorin e ri te...
Vitia: Nis zbatimi i Ligjit për Sigurimin e Detyrueshëm Shën...