Ish ambasadori dhe drejtori ekzekutiv i Institutit kosovar për kërkime dhe zhvillime të politikave kosovare (KIPRED), Lulzim Peci, thotë se qëllimi i Rusisë nuk është që vetëm ta pushtoj Ukrainën, por edhe ta ndërroj me forcë rendin e tanishëm evropian e botëror, si dhe të testoj kohezionin e perëndimit, dhe sidomos atë të NATO-s.
Ai thotë se ditë të errëta janë pranë kontinentit tonë, që sipas tij, mund të kenë për pasoje mijëra viktima ne Ukrainë, por edhe me gjerë, nëse konflikti eskalon përtej kufijve të këtij vendi, shkruan arbresh.info.
Sipas tij, lufta mes Rusisë e Ukrainës mund të shkaktoj pasoja edhe në Ballkan.
“Kjo mund të ketë pasoja edhe në Ballkan, duke përfshirë këtu edhe momentin e së vërtetës për Serbinë, e cila nuk do ta ketë komoditetin që të jetë deklarativisht njëkohësisht edhe me perëndimin dhe Rusinë”, shkruan Peci në Facebook.
Peci pohon se në këto rrethana, njohja e Kosovës nga katër vendet mos njohëse të NATO-s, mund të behet një imperativ për ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në krahun jugor të Aleancës./arbrsh.info/
Postimi i plotë:
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...