Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, iu ka reaguar përsëri deklaratave të ish-kreut të LDK-së, Isa Mustafës, i cili në një prononcim për Klankosova.tv, anëtarët e Listës ”Guxo” i quajti ‘’kalamajë të cilët kërkuan azil në Vetëvendosje’’, duke iu referuar po ashtu edhe si ”kuislingë”.
Për këtë Peci përmes facebook-ut, e pasqyron Mustafën si në gjendje më të rëndë shëndetësore, dhe me shenja të matufosjes, transmeton Klankosova.tv.
”Diçka për kuislingët dhe kalamajt
Termi “kuisling” është botërisht i pranuar si sinonim për njerëzit apo qeveritë që i shërbejnë pushtuesit, bazuar në historinë e kryeministrit norvegjez Vidkun Quisling në periudhën e Luftës së Dytë Botërore.
Në historinë më të re të Kosovës, të tillë e kemi njohur “Qeverinë” e Kosovës të instaluar nga pushtuesi serb pas suprimimit të dhunshëm të autonomisë së Kosovës në marsin e vitit 1989.
Thuhet se të rinjve nuk i falet të mos jenë idealistë. Atyre që as në rininë e tyre, nuk ia kanë kultivuar idealin si virtyt dhe qëllim jetësor, të tjerët që politikën nuk e mendojnë si përfitim e përvetësim mund t’i duken “kalamaj”.
Gjendja më e rëndë shëndetësore te pacientët është kur mendojnë se janë mirë dhe se të tjerët kanë nevojë për ndihmë shëndetësore. E një nga shenjat e matufosjes është kur fillojnë t’i ngatërrojnë emrat apo epitetin me të cilin janë njohur botërisht ia vëjnë tjetrit, si puna e epitetit “kuisling””.
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...