Koordinatori i PDK-së në Pejë, Arton Muhaxheri ka thyer heshtjen zgjedhore, vepër që është e dënueshme sipas Ligjit për Zgjedhje në Republikën e Kosovës.
Muhaxheri ka shpërndarë në profilin e tij në Facebook një fotografi, ku shpjegohet në detaje se si të votohet kryetari i PDK-së në Pejë Xhavit Haliti, i cili është kandidat për deputet.
Përndryshe, përgjithësisht në rrjetet sociale kandidatët e zyrtarët e paritve të ndryshme, janë treguar të përmbajtuar, duke mos bërë fushatë.raporton Periskopi
Ndërsa, nesër pritet të mbahen zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë me hapjen e vendvotimeve në tërë vendin nga ora 07:00 e mëngjesit.
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lë...
Mimoza Kusari-Lila në Breg të Diellit: Fuqizimi ekonomik i g...
Kurti: Sivjet pritet të përfundojnë projektet e konservimit ...
Tragjedi ajrore në Kroaci: Katër të vdekur pas rrëzimit të n...
Arrestohet 37-vjeçari për djegien e një veture në Prishtinë,...
Tornado pranë bregdetit të Ksamilit