PDK nuk merr pjesë në seancën e nesërme të thirrur nga Kurti

19:25 | 14 Janar 2022

PDK nuk do marrë pjesë në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga kryeministri Albin Kurti për ditën e nesërme, në lidhje me mbajtjen e referendumit serb në Kosovë.

Këtë e konfirmoi shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Abelard Tahiri përmes një conference për media.

Ai tha se qëndrimi i PDK’së për këtë referendum është i qartë, dhe e shohin krejtësisht të panevojshme këtë seancë.

”Kryetari i PDK’së Memli Krasniqi ka shprehur qëndrimin e qartë të PDK’së, rreth çështjes së mbajtjes së referendumit. Qëndrimi ynë tashmë i njohur, është se mbajtja e këtij referendumi përbën shkelje kushtetuese. Do dëshironim që Qeveria të kishte pasur një koordinim më të mirë me shtetet e QUINT dhe SHBA’të për këtë çështje. Sepse kërkesa për mbajtjen e këtij referendumit ka ardhur nga dhjetori, dhe për këtë kohë ne prisnim një përgjigje nga presidentja e nga MPJ, që t’i bind se një referendum i tillë përbën shkelje dhe cenon sovranitetin tonë. Qeveria ka heshtur dhe nuk ka bërë një gjë të tillë. Qeveria dhe mazhoranca kanë bërë thirrje për seancë të jashtëzakonshme për nesër, PDK e sheh krejt të panevojshme thirrjen e kësaj seance dhe nuk do jemi pjesë e saj”, tha Tahiri./arbresh.info/

Lajmet më të lexuara