PDK flet për dështimet e Qeverisë Kurti: Mbi 1 miliard euro humbjet në ekonomi dhe mijëra vende pune më pak gjatë pandemisë

16:23 | 31 Maj 2020
Arbresh.info

Pako Emergjente fiksale e hartuar nga Qeveria e Kosovës dhe menaxhimi i keq ekonomik gjatë pandemisë, kanë rrezikuar stabilitetin makro fiskal të shtetit.

Në konferencën për media, eksperti për ekonomi i PDK-së, Blerand Kadrijaj, ka listuar një varg dështimesh, duke ofruar po ashtu edhe rekomandimet konkrete si të dilet nga kjo situatë, raporton arbresh.info

Kadrijaj thotë se kjo qeveri  u tregua e paaftë, jo efikase dhe dështoi karshi nevojave të ekonomisë së vendit.

“Qeveria e Kurti për shkak të keq menaxhimit dhe pakos fiskale ka rrezikuar stabilitetin makro fiskale të shtetit të Kosovës. Me zbatim të vonuar të pakos ka rrezikuar falimentimin e bizneseve, duke shkaktuar humbjen e mijërave vende të punës dhe varfërimin e qytetarëve”, tha ai.

“Edhe pse ekonomia e Kosovës kishte rritje më të lartë në rajon, në vitin 2020 si rezultat i masave nga qeveria dhe mos implementimi i pakos në kohë del që ekonomia del të ketë rënien më të lartë në rajon 11.3%”, tha ai.

“Ekonomia e Kosovës nëse bie për 11%, ekonomia e vendit humb mbi 800 milionë euro gjatë vitit 2020”, tha ai.

Ai theksoi edhe disa nga problemet të cilat kanë identifikuar pas implementimit të Pakos Emergjente Financiare nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Qeveria e Kosovës e ka bërë të kundërtën, duke rritur shpenzimet në tri kategoritë operative: paga dhe mëditja 13 milion (6.6%), mallra dhe shërbime 2 milion (2.7%), subvencione dhe transfere 18 milion (8.8%), ndërsa ka ulur shpenzimet në investimet kapitale për -30 milion (34%), krahasuar me vitin e kaluar, apo 75 milion (56%), krahasuar me vitin 2018, duke dëmtuar drejtpërdrejt aktivitetin ekonomik të sektorit privat.

Sa i përket implementimit të Pakos Emergjente Financiare nga ana e Qeverisë, deri më tani i kemi identifikuar këto mangësi dhe probleme:

  1. Pakoja Emergjente ka qenë e vonshme dhe pa bazë ligjore, është anashkaluar Kuvendi i Republikës së Kosovës, e sidomos opozita që ka qenë e gatshme të bashkëpunojë.
  2. Pakoja Emergjente, ka qenë e mangët duke e trajtuar kryesisht gjendjen sociale e duke injoruar sektorin privat si punëdhënësin më të madh në Republikën e Kosovës. Edhe pse fokusi kryesisht në skemën sociale, është me rëndësi të theksohet që jo të gjitha kategoritë sociale janë përfshirë në këtë pako.
  3. Pakoja Emergjente ka qenë dhe vazhdon të jetë vështirë e implementueshme, shumë e paqartë për palët përfituese. Ndërsa është implementuar me qasje selektive, sidomos ndaj ndërmarrësve që nuk kanë treguar afërsi me Lëvizjen Vetëvendosje dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës, duke mos bërë pagesa me kohë, ose nuk u është bërë fare.
  4. Mediat e pavarura dhe kritike, janë anashkaluar nga Qeveria, edhe përkundër faktit se kanë luajtur një rol tejet të rëndësishëm në informimin e qytetarëve gjatë pandemisë.

Vlera totale e implementimit të Pakos Financiare Emergjente, është rreth 179 milion euro, të cilat prej tyre deri më tani janë alokuar 65 milion euro, ndërsa janë ekzekutuar 54 milion euro, apo 30% e vlerës së planifikuar. Është me rëndësi të theksohet që në këtë fazë, shumica e vendeve të rajonit janë duke implementuar pakon e dytë për rimëkëmbjen e ekonomisë së vendeve të tyre.

Pasojat për ekonominë e Republikës së Kosovës, si rezultat i keqmenaxhimit;

  1. Rënia e BPV-së për rreth 800 milion euro
  2. Remitencat rreth 150 milion euro më pak me trendin aktual për vitin 2020.
  3. Humbjet buxhetore për vitin 2020 me trendin aktual, mbi 300 milion euro
  4. Humbje të vendeve të punës
  5. Falimentimi i shumë ndërmarrjeve vendore
  6. Humbjet e investimeve të huaja direkte:
  7. Contour Global, 1.3 miliard euro investime në energji, për 5 vite
  8. Dëmet mbi 20 milion, në rast të humbjes së rastit në arbitrazh
  9. Humbja e fondeve të huaja, duke përfshirë fondet e MCC-së 200 milionë euro.
  10. Mbi 150 mijë qytetarë do të varfërohen në Kosovë, sipas raportit të Bankës Botërore
  11. Rrezikohet ulja e pagave në sektorin publik si dhe ekzekutimi i pagesave për skemat sociale në tre-mujorin e fundit, bazuar me trendin aktual të të hyrave buxhetore./arbresh.info/

 

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/253595709298234/

 

Shpërndaje në rrjete sociale