Në Mitrovicë dhe në komunat përreth, Skenderaj, Vushtrri e Drenas, janë identifikuar mbi 100 deponi ilegale të mbeturinave.
Në Mitrovicë deri më tani janë pastruar 6 deponi të mbeturinave, në Skenderaj 13, në Vushtrri 8 deponi ilegale të mbeturinave, ndërsa në komunën e Drenasit janë identifikuar 57 deponi ilegale të mbeturinave, por pastrimi i tyre nuk ka filluar ende, shkruan sot gazeta “Zëri”.
Me tonë mbeturina janë larguar nga deponitë ilegale të mbeturinave në Mitrovicë dhe në komunat e rajonit, Skenderaj, Vushtrri, si dhe në komunën e Drenasit, në kuadër të aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”.
Në Mitrovicë deri më tani janë pastruar 6 deponi të mëdha të mbeturinave, si dhe disa të vogla, në Skenderaj 13, në Vushtrri 8 deponi ilegale të mbeturinave, ndërsa në komunën e Drenasit janë identifikuar 57 deponi ilegale, por pastrimi i tyre nuk ka filluar ende. Komunat kanë angazhuar kompanitë për pastrimin e të gjitha hapësirave të shndërruara në deponi mbeturinash, të cilat kanë paraqitur rrezik për shëndetin e qytetarëve.
Drejtori për Ambient në Komunën e Mitrovicës, Asllan Isufi, i tha “Zërit”, të premten, se në komunën e Mitrovicës janë identifikuar 9 deponi të mëdha ilegale të mbeturinave dhe disa të vogla: deponia në afërsi të kampit danez të KFOR-it në Zhabar (brigjet e lumit Ibër), deponia në Shipol, deponia në Vaganicë, deponi të vogla, aksi rrugor (baypas) Vaganicë – Bair, deponia afër QMF-së në Iliridë, deponia në fshatin Bare, deponia në lagjen “2 Korriku”, deponia në Zhabar të Epërm (aksi rrugor që shkon nga “Emona” tek ish-kampi danez i KFOR-it dhe deponia te ish-LUX-i, brigjet e lumit Silnica.
Nis një operacion shpëtimi në majen e Lubotenit, ShKShMK del...
Martinelli afër largimit nga Arsenali, Arteta e do yllin e A...
Sulmet amerikane në Iran, rritet përsëri çmimi i naftës
S’shkoi në punë për 4 vjet dhe e mori pagën të plotë, ngrihe...
7 viktima nga vapa në Francë, vala e të nxehtit përfshin edh...
SPAK jep detaje për aksionin me anti-mafian italiane, arrest...