Në emisionin “RTK Prime”, u diskutua për fatin e konstituimit të institucioneve të reja të vendit, të dala nga zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, ku Lëvizja Vetëvendosje fitoi 51.10% të votave, duke dalë e para me 57 deputetë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, edhe pse fillimisht certifikoi zgjedhjet e 28 dhjetorit, ky certifikim u kthye mbrapsht pasi Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) aprovoi ankesën e Listës Serbe lidhur me vendimin e KQZ-së për të mos përfshirë listën e kandidatëve të këtij subjekti në shpalljen e rezultateve për zgjedhjet parlamentare.
PZAP vlerësoi se vendimi i 31 janarit i KQZ-së ishte “i pajustifikuar” dhe në kundërshtim me dispozitat ligjore.
Me këtë vendim është rikthyer në debat edhe interpretimi i Gjykatës Kushtetuese, sipas të cilit Kuvendi i Kosovës mund të konstituohet vetëm pasi të zgjidhen të gjithë nënkryetarët e Kuvendit dhe vetëm partia që ka numrin më të madh të deputetëve nga pakicat mund të propozojë kandidatin. Në këtë mënyrë, Lista Serbe pritet të bëhet pjesë e Kuvendit të Kosovës.
Publikohen pamje të rënda të Liridona Ademajt pas vrasjes – ...
Vazhdon gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, sot merret n...
Adelina Thaçi kujton Cimën në 5-vjetorin e vdekjes: Më mungo...
Marta Kos refuzon propozimin e Vuçiqit dhe Ramës
Rama takon zëvendëskomandantin e KFOR-it, i prezantoi planin...
Rita Ora: Kosovë e Shqipëri, bëjeni historinë