Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perendimor, Gabriel Escobar, është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Ky takim është zhvilluar në hapësirat e ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi.
Vuçiq në llogarinë e tij në Instagram, ka shpërndarë një fotografi ku shihet duke i shtrënguar duart me diplomatin amerikan, njofton Klan Kosova.
Të mërkuren Gabriel Escobar qëndroi edhe në Kosovë ku zhvilloi takime të ndara me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.
Në të dyja takimet, ai e konfirmoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për aspiratat euroatlantike të Kosovës.

Serbia mirëpret kompromisin e Kurtit për Ligjin për të Huajt...
Shqipëria prezanton në OKB progresin në barazinë gjinore
Policia e Shqipërisë e arreston në Fushë-Krujë 36 vjeçarin e...
Ambasadori gjerman përgëzon Kosovën për Ligjin për të huajt:...
Trump shkarkon Grenellin nga posti i drejtorit të “Joh...
“Irani është mposhtur plotësisht”, Trump: Po më luten për nj...