Gazetari Berat Buzhala ka reaguar pas incidentit në emisionin “Opinion”, ku sulmoi fizikisht Albatros Rexhajn.
Ngjarja ndodhi teksa po diskutohej për gjykimin në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Absolutisht kerkoj falje per sjelljen. Komplet gabim.”, ka shkruar ai.
Buzhala iu sul fizikisht Rexhajt dhe mes tyre pati edhe një përplasje verbale.
Buzhala i tha Rexhajt: Trus qaty, po ta kuptoj që je ardhë me prishë debatin….
Ndërsa, Rexhaj ia ktheu Buzhalës: S’je ti pronar i debatit, po mbylle gojën o burrë…
Më pas, Buzhala u ngrit nga karrigeja e tij për ta goditur Rexhajn, ndërsa u dëgjua edhe një sharje.
Në këtë situatë të tensionuar ndërhyri Blendi Fevziu dhe më pas Buzhala u kthye në vendin e tij.
Ndryshohet aktakuza ndaj Manxhukës, Azemit dhe të tjerëve
Rama në grupin e PS: Shqipëria 2030 në BE, sfida e sfidave
Trajnim i përbashkët i KFOR-it për asgjësimin e mjeteve shpë...
Rusia e Kina vënë veto në Këshillin e Sigurimit për Ngushtic...
Parandalohet futja e kontrabandës në Qendrën Korrektuese të ...
Presidenca krijon profile të reja zyrtare në rrjetet sociale