Dhjetë ditë pas vrasjes së Olvier Ivanoviqit, partia e tij “Liria, Demokracia, Drejtësia”, po kërkon informacione të reja në lidhje me rastin.
Nënkryetarja e kësaj partie, Ksenija Bozhoviq ka thënë për Novosti se janë marrë në pyetje nga policia, por që atyre nuk i janë dhënë informacione të reja.
“Në vend të përgjigjeve dhe informacioneve konkrete për hetimet, sekretari dhe unë u morëm në pyetje për më shumë se dy orë në cilësinë e dëshmitarëve. Kur kemi pyetur se deri ku kanë arritur hetimet, ata na thanë se po punojnë me vrull”, tha Bozhoviq, transmeton lajmi.net
Ajo tutje ka deklaruar se është e çuditshme si ky rast nuk është adresuar nga ndërkombëtarët.
“Pse KFOR-i, EULEX-I janë të heshtur, pse Ambasada e Amerikës ka heshtur për këtë vrasje. E njejta gjë me ambasadën gjermane. Ne insistojmë që popullit t’i tregohet sa më shpejt të jetë e mundur, kush dhe si na kërcënon”, tha nënkryetarja e partisë “Liria, Demokracia, Drejtësia”.
Ndërkaq Prokuroria e Shtetit ka thënë për lajmi.net se kurdo që ka të reja rreth vrasjes së Ivanoviqit, opinioni do të njoftohet me kohë. /Lajmi.net/
Nuk kanë fund problemet tek Milani, ylli i skuadrës mund të ...
Matoshi: Momenti kur e mora thirrjen nga Kosova, ishte ndjen...
Një person dërgohet pa shenja jete në QKMF të Malishevës, po...
Këta janë kadidatët potencial për ta zëvendësuar Allegrin te...
105 mijë votues me postë, më 6 qershor nis votimi në përfaqë...
Kurti: Nis investimi 315 mijë euro për furnizimin me ujë të ...