Komiteti i Parlamentit Evropian për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështjet e Brendshme do të votojë sot edhe një herë për liberalizimin e vizave për Kosovën. Këtë e ka konfirmuar për Radio Kosovën zëdhënësi i Parlamentit Evropian, Ojamo Janne. Votimi i fundit për vizat do të bëhet në seancën plenare të Parlamentit Evropian që mbahet më 18 prill
Në agjendën e sotme të Komitetit të Parlamentit Evropian për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështjet e Brendshme, votimi për liberalizimin e vizave për Kosovën do të bëhet rreth orës 12:00, ndërsa do të raportojë eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, i cili është raportuesi i Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën. Këtë e ka konfirmuar për Radio Kosovën, zëdhënës i Parlamentit Evropian, Ojamo Janne. Ndërkohë, votimi i fundit për vizat do të bëhet në seancë plenare që do të mbahet më 18 prill nga Parlamenti Evropian.
Këshilli i Ministrave të BE-së, më 9 mars kishte miratuar në lexim të parë lëvizjen pa viza për qytetarët e Kosovës. Procedura e radhës u bart në Komisionin për Liritë Civile, Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme (LIBE) për një votim sërish.
Hedhja në votim e dosjes së liberalizimit të vizave për Kosovën u planifikua për dje, por kjo u vu në agjendën e sotme të LIBE-s.
Në agjendën e publikuar nga Parlamenti Evropian, pika për Kosovën është e para që do të shqyrtohet sot. Më 12 janar të këtij viti, LIBE kishte votuar pro liberalizimit të vizave. Ndërkaq, për votimin e dytë që do të bëhet sot, Ojamo pati thënë se kjo procedurë duhet të ndodhë prapë.
Për liberalizimin e vizave do të votojë edhe Parlamenti Evropian, ku sipas një draft-agjende kjo pritet me 18 prill. Pas hedhjes në votim edhe në PE, hapat e mbetur për këtë proces janë:
Akti ligjor duhet të nënshkruhet nga përfaqësuesit e institucioneve të BE-së: Komisioni Evropian, Këshilli Evropian, Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian. Vendimi duhet të publikohet në gazetën zyrtare dhe Liberalizimi i vizave hyn në fuqi në afatin e dakorduar nga 1 janari i 2024-ës.
Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon n...
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A