Temperaturat minimale zbresin në 1C e 4C, ndërsa ato maksimale shënojnë rritje deri në 8C e 13C. Frynë erë e lehtë nga perëndimi 1-4m/s.
Ditën e diel fillimisht po parashihen më shpesh intervale me diell, e temperaturat shënojnë rritje të shpejtë deri në 15C e 18C.
Më vonë vransirat sërish shtohen, e priten të reshura shiu, që vazhdojnë mëngjesin e ditën e së hënë, kur temperaturat zbresin në 10C. Mot paksa jostabil mbetet edhe të martën e mërkurën, ku kalojnë vransira kohëpaskohe e shfaqen mundësi për të reshura të dobëta shiu.
Temperaturat maksimale shënojnë rritje në 12C e 15C; derisa ato minimale luhaten ndërmjet 4C e 6C. Të dielen përkohësisht erëra frynë nga krahu jugor të lehta dhe mesatare 3-6m/s, ndërsa prej së hënës sërish veriore e veriperëndimore, 4-9m/s
Kosova luan me fanella të kaltërta, debuton zyrtarisht me Ad...
Rama për Zvërnecin: S’ka lidhje me të pavërtetat që po qarku...
Abdixhiku nga prezantimi i grave kandidate për deputete: Gra...
Shqipëri: Automjeti godet për vdekje një 62-vjeçar
Hamza takon kryediplomatin shqiptar: Kosovës i duhen institu...
Moti këtë javë i ndryshueshëm – IHMK paralajmëron diel...