Moti në këtë fundjavë do të jetë kryesisht me diell, e nga e diela më nxehtë, kurse javën e ardhshme pritet të vjen vapa afrikane me temperatura maksimale.
Kështu ka bërë të ditur Prishtina Weather përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, transmeton arbresh.info
Njoftimi i plotë:
Në fundjavë mot kryesisht me diell. Nga e diela më nxehtë. Javën e ardhshme vjen vapa afrikane me temperatura maksimale edhe mbi 35C.
23.07.2021 – Ditëve të fundjavës mbi vendin tonë mbetet mot kryesisht me diell, të shtunën jo aq nxehtë, e nga dita e diel pritet të mbajë mot më i nxehtë. Prej ditës së hënë vapa afrikane depërton mbi rajonin tonë ku pritet të rrisë temperatura maksimale vende-vende edhe mbi 35C.
Ditën e shtunë përreth viseve malore mbeten mundësi për riga lokale shiu. Mundësi për rrebeshe të shkurta shiu priten edhe ditën e hënë, kryesisht përreth viseve malore.
Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë vlerave të pranueshme, e me depërtimin e vapës afrikane, mbi rajon do të shtrihen edhe koncentrime të pluhurit saharian, që mund të rrisin vlerat e indeksit edhe në mesatare, e poashtu edhe koncentrimet e ozonit sipërfaqësor mund të shënojnë rritje që shtynë indeksin në vlera mesatare.
Indeksi i rrezeve UV, në këto ditë me intervale më të gjata me diell, mbetet kryesisht në vlera të larta, por edhe shumë të larta. E në këto raste preferohet t’i ikim qëndrimit më të gjatë në diell nga ora 10 deri 16.
24.07 – Kryesisht me diell. Pasdite përreth viseve malore do të ketë zhvillime të vransirave lokale, me mundësi edhe për ndonjë rigë lokale shiu.
25.07 – Kryesisht me diell dhe më nxehtë.
26.07 – Shumë nxehtë, kryesisht me diell. Pasdite do të ketë vransira kalimtare, e përreth viseve malore shfaqen mundësi për rrebeshe të shkurta shiu me bubullima.
27.07 – Kryesisht me diell dhe shumë nxehtë.
28.07 – Shumë nxehtë e kryesisht me diell.
Temperaturat minimale do të luhaten nga 14C deri 19C, e maksimalet shënojnë rritje deri në 31C të dielen, e nga mesi i javës edhe deri në 35C, vende-vende edhe mbi.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga jugperëndimi 2-9m/s, të mërkurën me hove edhe deri në 13m/s.
Shtypja atmosferike luhatet brenda vlerave normale, me tendencë të rritjes deri ditën e martë.
“1 miliardë euro për Bordin e Paqes”/ Rama reagon pas artiku...
Gucati: Protestat dhanë efekt në gjykatë, Thaçit po i lejohe...
Rinumërimi në Prizren zbulon keqnumrim masiv të votave
Debati për Groenlandën dhe tarifat amerikane, Rutte dhe Trum...
Ferizaj transferon mbrojtësin me përvojë Kosovar Sadiki
Rexhbeçaj realizon gol por Augsburgu ndalet me barazim