Shërbimi Korrektues i Kosovës ka parandaluar një rast të futjes së kontrabandës në Qendrën Korrektuese në Dubravë.
Gjatë kontrollit, u gjetën dy paketime të mbështjellura në qese najloni: në njërin prej tyre u gjetën katër telefona celularë, ndërsa në tjetrin tre.
Postimi i plotë:
Sot, Departamenti për Siguri në Qendrën Korrektuese të Dubravës, bazuar në burime të besueshme, mori informacion se në pjesën veriore jashtë perimetrit të murit do të tentohej të hidhej kontrabandë nga jashtë brenda.
Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni, u organizua një plan për kontroll dhe bastisje. Gjatë kontrollit, u gjetën dy paketime të mbështjellura në qese najloni; në njërin prej tyre u gjetën katër telefona celularë, ndërsa në tjetrin tre.
Lidhur me rastin, është njoftuar Policia, dhe është themeluar një Komision Hetimor i Brendshëm për veprime të mëtejshme.
Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe do të vazhdojë të marrë masa të forta për të garantuar rendin dhe sigurinë.
Suhareka feston ditëlindjen e Vjosa Osmanit me tortë dhe qir...
Kurti: Këtë vit do të kemi municionet e para me vulën “Made ...
Kosova vendi i dytë më i varfër në Evropë, Musliu-Shoshi: Qy...
Kurti ndalet në Arllat për kafe dhe ëmbëlsirë, sonte tubimi ...
Mbi 117 mijë aplikime nga diaspora, numri mund t’i afrohet r...
Trump bisedë telefonike me Netanyahun – flasin për Ira...