Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se është parandaluar kontrabandimi i substancës së dyshuar narkotike në Qendrën Korrektuese të Dubravës.
Siç thuhet në njoftimin për media stafi i sektorit të sigurisë në Qendrën Korrektuese të Dubravës ka arritur të parandalojë futjen e një sasie të substancës së dyshuar narkotike.
“Falë informacioneve të brendshme dhe vigjilencës së stafit, tentativa për kontrabandim është zbuluar dhe neutralizuar në kohë. Lidhur me rastin, janë njoftuar autoritetet kompetente, të cilat kanë nisur hetimet për identifikimin e përgjegjësve. Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar për të parandaluar çdo tentim për futjen e sendeve të ndaluara në institucionet korrektuese, duke siguruar një mjedis të sigurt dhe të rregullt”, thuhet në njoftimin për media./Arbresh.info/



Trump: S’ka marrëveshje me Iranin derisa të rihapet ngushtic...
NASA rikthehet në Hënë, niset misioni historik Artemis II
Irani godet Izraelin me raketa balistike, alarm në mbarë ven...
Kuvendi i Kosovës mban sot seancë plenare
Reshje të dendura dhe erëra të fuqishme të enjten në Kosovë
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...