Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë pritet ta trajtojnë kërkesën e banorëve të zonave kufitare që t’u krijohen lehtësira për qarkullimin e mallrave në të dy anët e shteteve.
Ministria e Financave në Kosovë ka thënë se fillimisht këto shqetësime do të trajtohen në kuadër të grupeve punuese teknike, e më pas do të bëhen pjesë e agjendës së takimeve ndërmjet dy qeverive.
“Ministria e Financave e Republikës së Kosovës në vazhdimësi është e përkushtuar që në bashkëpunim edhe me institucionet tjera të Qeverisë së Kosovës dhe institucionet e Qeverisë së Shqipërisë, të shqyrtojmë mundësitë për krijimin dhe lehtësimin e kushteve për qarkullimin e mallrave të personave dhe shërbimeve të qytetarëve të zonave ndërkufitare në të dy anët e shteteve tona. Andaj, kërkesa të tilla do të trajtohen me shumë kujdes në kuadër të grupeve punuese teknike, që me pas të barten për vendim marrje si pjesë e agjendës së takimeve ndërmjet dy qeverive tona në të ardhmen”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Financave të Kosovës, raporton Tch.
Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi thotë të ketë gatishmëri edhe nga qeveria në Tiranë, pasi kjo do të ndikojë në rritjen e mirëqenies sociale.
Sipas ambasadorit, qeveritë mund të heqin taksën doganore për materialet ndërtimore, si dhe rritjen e kufizimit nga 300 euro në një shumë më të madhe për futjen e mallit ushqimor pa taksë.
Shkak i taksave doganore, banorët e Bashkisë së Kukësit, Hasit e Tropojës megjithëse e kanë shumë afër Prizrenin e Gjakovën, detyrohen të bëjnë qindra kilometra deri tek qendrat e zhvilluara të Shqipërisë.
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër
E trishtë: Nesër u jepet lamtumira e fundit dy të rinjve nga...
Kurti premton investime të shumta në Mitrovicë dhe gjithë Ko...
Hotel luksoz, të ftuar VIP dhe kosto prej një milion eurosh ...
Nesër mbahet protestë në përkrahje të studentëve shqiptarë n...
Vdiq në krye të detyrës, polici do të prehet në vendlindje, ...