Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci e ka publikuar një fotografi me bashkëpartiaken e saj, Rozeta Hajdari, ndërsa i është referuar asaj si “ministrja me 5 portofolio”.
“Me Ministren me 5 portofolio Rozeta Hajdari”, ka shkruar Nagavci.
Nuk dihet nëse ky është një paralajmërim i Nagavcit se në rast se LVV-ja vjen në pushtet pas zgjedhjeve parlamentare, atëherë Hajdari do të emërohej sërish ministre e një sërë dikastereve të bashkuara në një ministri, por ajo nuk ka ngurruar që ta quajë atë ministre.
Gjatë qeverisjes së udhëhequr nga Albin Kurti, Rozeta Hajdari ishte emëruar ministre, duke udhëhequr Ministrinë e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS)./arbresh.info/

Bedri Hamza e mirëpret Aida Dërgutin në PDK
Franca përgatit ndihmë financiare për linjat ajrore pas rrit...
Vlahovic i vetëofrohet Barcelonës
Kurti nderon Bahri Fazliun: Figurë e rrallë që bashkoi pushk...
Kane e barazoi një rekord të Ronaldos në Ligën e Kampionëve
Kujdes parësor shëndetësor për fëmijët, Vitia njofton vendim...