Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore në Gjakovë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit G.G., për shkak se i njëjti me dashje ka sulmuar fizikisht nënën e tij.
Rasti ka ndodhur me datë 20.03.2019, në Gjakovë, pikërisht në shtëpinë e tyre, ku pas një mosmarrëveshje me nënën e tij rreth disa te hollave të cilat i pandehuri i kishte kërkuar në shtëpi, i njëjti e sulmon fizikisht atë ,duke e shtyrë dhe rrëzuar në tokë, deri sa kanë ndërhyrë familjarët për ta ndalur.
“Me këtë ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri G.G., ka kryer veprën penale “ Sulmi”, nga neni 187 paragrafi 3. Lidhur me paragr.1 të KPRK-së. Prokurori i rastit ndaj të pandehurit, ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh”, thuhet në njoftimin dërguar mediave.
SHBA dhe Irani drejt raundit të dytë të bisedimeve të paqes ...
Pakistani me siguri të lartë para negociatave ShBA-Iran
Muriqi zbulon prapaskenat, ishte afër transferimit të PSG: M...
Kurti: Nuk e kemi pasur asnjëherë me çdo kusht Glauk Konjufc...
Takim me PDK-në? Kurti: I dërgova mesazh Hamzës, propozimi i...
LDK refuzoi të gjitha ofertat, Kurti: Kërkova që Abdixhiku t...