Që nga shfaqja e pandemisë së Covid-19 në Kosovë deri më tani janë realizuar mbi 10 fluturime të cilat sollën në atdhe rreth 1 mijë qytetarë.
Këtë e bëri të ditur Fillojetë Konjuhi, zëdhënëse në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ambientit.
“Fluturimet që janë realizuar deri më tani janë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermania, Anglia, Zvicra, Turqia, Polonia e Çekia”.
“Ndërsa përmes kthimit tokësor, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, janë kthyer qytetarë nga Kroacia, Sllovenia, Mali i Zi dhe Shqipëria”, ka deklaruar Konjuhi për klankosova.tv .
Sipas saj, qytetarët që gjenden jashtë shtetit kërkesat për kthim në vend i drejtojnë në ambasadat e Kosovës të cilat gjenden në vende të ndryshme të botës.
Konjuhi tregoi se cilat fluturime për kthim në Kosovë do të realizohen këtë javë.
“Këtë javë do të realizohen fluturimet e organizuara për kthim nga Britania e Madhe dhe Italia. Në këto fluturime ka të përfshirë edhe studentë”.
Rama reagon ndaj mediave ndërkombëtare për protestën në Zvër...
Të shtëna me armë në Prishtinë, Policia arreston dy të dyshu...
KQZ hedh poshtë dyshimet: Materiali në video ishte sipas pro...
Ministria e Jashtme: Votimi në përfaqësitë diplomatike u zhv...
Policia sekuestron substanca të dyshuara narkotike në Prisht...
Përmbyllet me sukses procesi i votimit në Konsullatën e Koso...