Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar si pasoj e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 17:00, në fshatin Vagovë të Gjakovës.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj për Arbresh.info ka thënë se në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërsa përveç të lënduarve ka edhe dëme materiale.
LEXO EDHE:
https://www.arbresh.info/lajmet/gjashte-te-lenduar-nga-nje-aksident-ne-vagove-te-gjakoves/
Ndërsa, Zjarrfikësit e Gjakovës në faqen e tyre në Facebook kanë publikuar fotografi nga aksidenti si dhe kanë apeluar për kujdes të shtuar në rrugë si dhe respektimin e rregullave të trafikut.
“Ekipet e zjarrfikësve ,Policia dhe Emergjencës janë angazhuar menjëherë për të ndihmuar dhe për të siguruar personat e lënduar, duke ofruar ndihmën e nevojshme. Apelojmë për kujdes të shtuar në rrugë dhe për respektimin e rregullave të trafikut për të parandaluar aksidentet e tilla. Zjarrfikësit e Gjakovës janë gjithmonë të gatshëm për t’u përgjigjur çdo situate emergjente dhe për të siguruar mbështetje për qytetarët e Gjakovës”, thuhet në postimin e Zjarrfiksave të Gjakovës./Arbresh.info


Mbi 700 mijë qytetarë votuan deri në ora 17:00
Lewa flet hapur për të ardhmën e tij tek Barcelona
Pjesëmarrje më e madhe në votime krahasuar me zgjedhjet e 9 ...
Shoqërohet në Polici një person nën dyshimin për fotografim ...
Xhaka ndër më të mirët – Sunderlandi luan baras me Leedsin
Gjilan: Mbi 30% e qytetarëve votuan deri në orën 15:00