Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka uruar Ditën e Pavarësisë.
Në një postim në Facebook, Pacolli thekson se do të vazhdojë të bëjë gjithçka për zhvillimin, dinjitetin dhe të ardhmen e sigurt të brezave që vijnë, shkruan Arbresh.info.
Ai u shpreh i bindur se vitin e ardhshëm Pavarësia do të festohet me praninë e drejtuesve të UÇK-së.
Postimi i plotë:
Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë 🇽🇰
Urime, Kosovë – rrugëtimi ynë vazhdon me besim, unitet dhe krenari!
Sot përkujtojmë me krenari një nga momentet më të mëdha të historisë sonë kombëtare. Si një nga nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë, e ndiej këtë ditë jo vetëm si festë, por edhe si përgjegjësi dhe zotim për të vazhduar punën në shërbim të shtetndërtimit tonë.
Sado që kam bërë, asnjëherë nuk është mjaft për Kosovën. Do të vazhdoj të bëj gjithçka që është në fuqinë time për forcimin e saj, për zhvillimin, dinjitetin dhe të ardhmen e sigurt të brezave që vijnë.
Lavdi përjetë sakrificës së atyre që e bënë të mundur lirinë tonë, lavdi luftëtarëve. Prania e drejtuesve të UÇK-së do ta bënte këtë përvjetor edhe më madhështor, dhe jam i bindur se vitin që vjen do të jemi së bashku. Drejtësia universale nuk mund t’i anashkalojë më!/Arbresh.info
Mishetiq dorëzon dosjen finale, kërkon lirimin e Thaçit nga ...
A mund të detyrohet Kosova të zgjedhë mes SHBA-së dhe BE-së?
Ulja e akcizës me 20% për naftën, Rama: Do mbetet në fuqi de...
Marca e quan Muriqin magnet për topin dhe makth për Real Mad...
Sulmohet kompleksi i naftës në Bahrein, dalin pamjet
Izraeli ka goditur më shumë se 120 objektiva iraniane në 24 ...